Skip to content

Makina përplas të moshuarin në Berat, vdes 70-vjeçari

vlcsnap 2018 09 17 11h28m06s178 1

Një 70-vjeçar humbi jetën mesditën e kësaj të enjte si pasojë e një aksidenti në Berat. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 në një nga rrugët e qytetit. Viktima është identifikuar si Hatem Grëmshi. Mësohet se 70 vjecari u përplas nga një mjet i tipit benz, i cili drejtohej nga Benard Çapuni, 25 vjeç. I riu është shoqëruar ne komisariat nga forcat e policisë. Sipas uniformave blu, dyshohet qe aksidenti ndodhi për shkak te manovrimit te gabuar.