Një ngjarje e rëndë njollosi dje policinë e shtetit ku një punonjës i saj, u vra brenda komisariatit numër 3 në Tiranë, duke u qëlluar 6 herë nga kolegu i tij, pas një sherri të çastit mes tyre.
Autori i kësaj ngjarje është efektivi Ludian Zaimi, i cili prej pak më shumë se një viti ishte në radhët e policisë së shtetit, ndërkohë që viktima Caush Saliasi, hynte në radhët e veteranëve, pasi kishte afro 30 vite nën uniformë. Së fundi Saliasi ishte në prag pensioni. (lexo edhe lajmin)
Dyshimet e para janë se arsyeja e acarimit të të riut ishte se viktima e bullizonte prej kohësh. Ai fillimisht e ka qëlluar tre herë, më pas ka hyrë në komisariat dhe e ka qëlluar edhe tre herë të tjera duke e lënë të plagosur rëndë.
Pavarësisht se ngjarja u zhvillua në sy të kolegëve të tjerë të komisariatit numër 3, asnjë prej tyre nuk arriti që të neutralizonte policin e ri në moshë, që të mos i merrte jetën Saliasit.
Ky i fundit u dërgua fillimisht drejt spitalit, po nuk mundi që ti mbijetojë plagëve të marra.
“Më ofendonte, i kisha akumuluar të gjitha”, raportohet të ketë thënë Zaimi, ndërkohë që ngjarja kërkon një reflektim urgjent për mënyrën e rekrutimit të efektivëve në radhët e policisë.
Po dje një tjetër ngjarje me protagonistë efektivë policie ndodhi në zonën e Kombinatit, ku një efektiv i FNSH qëlloi me armë zjarri në këmbë një qytetar. Pas shoqërimit punonjësi i policisë rezultoi që të ishte i dehur.
Lexo edhe lajmin:
Efektivi i FNSH plagosi me armë 60 vjeçarin në Kombinat, policia njoftim zyrtar: E arrestuam, ka qenë i dehur!
(E.K/Faxweb.al)
…
/faxweb



