Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, njoftoi se me Armeninë janë pajtuar për hapjen e Korridorit Zangezur, duke përfshirë ndërtimin e hekurudhave dhe autostradave.
Sipas njoftimit të Presidencës së Azerbajxhanit, Aliyev duke zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, e ka informuar atë lidhur me takimin e tij të së dielës me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe kryeministrin armen, Nikol Pashinyan.
Duke treguar se në takimin e tij me Michel dhe Pashinyan u diskutua për përgatitjen e marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, hapjen e korridoreve të transportit dhe përcaktimin e kufijve, Aliyev vuri në dukje se e vlerësoi takimin pozitivisht.
Ai më tej tërhoqi vëmendjen se ka nënshkruar dekretin që parasheh krijimin e komisionit shtetëror për përcaktimin kufijve mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke shtuar se palët ranë dakord për hapjen e Korridorit të Zangezurit, duke përfshirë ndërtimin e hekurudhave dhe autostradave.
Erdoğan më tej falënderoi Aliyevin për informimin që ka bërë dhe ka shprehur kënaqësinë për rezultatet pozitive të arritur në mbledhje.
Duke theksuar rëndësinë e vendosjes së paqes në rajon sa më shpejt të jetë e mundur, Erdoğan dhe Aliyev diskutuan edhe për çështje që lidhen me marrëdhëniet Turqi-Azerbajxhan.
Burimi: AA


