“Marrëveshja e Butrintit” u miratua në seancën parlamentarë të së hënës me vota: 75 pro, 18 kundër dhe 1 abstenim.

 

Seanca e cila zgjati disa orë u zhvillua me debate të forta dhe diskutime midis anëtarëve të qeverisëe dhe deputetëve të opozitës.

 

Opozitarët ishin kundër kësaj marrëveshjeje ndërsa socialistët e miratuan vetëm me votat e tyre.

 

Ajo që bie në sy është vota (abstenim) e deputetit socialist, Pandeli Majko.

 

Gjatë seancës së të hënës Majko, kërkoi përgjigje nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, lidhur me atë që ai e quajti një problem ligjor.

 

Sipas tij plani i menaxhimit është bërë mbi bazën e Vendimit të Këshillit të Ministrave të vitit 2002, ndërsa marrëveshja ka si bazë ligjore një VKM të miratuar në 2022.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re