Është liruar nga qelia ish-Drejtori i ASHK Sarandë, Andri Dhima. Gjyqtari Fatmir Ndreu ndryshoi sot masën e sigurisë për Dhimën nga “Arrest ne burg” në “Arrest në shtëpi”.

Seanca u zhvillua sot në orën 12.30 ne Gjykatën e Sarandës pas kërkesës së ish-drejtrorit të ASHK për ndryshimin e masës së sigurisë, e cila ishte hedhur në short më 19 maj.

Dhima, 34-vjec u arrestua ne 24 mars pas urdhër arrestit te Prokurorisë së Sarandës për “shpërdorim detyre” ne kuadër të operacionit “Heshtja 2”.

Prej asaj date, në qelitë e paraburgimit të Sarandës, të arrestuar gjatë të njëjtit operacion, vazhdojnë të jenë ish-zyrtarët e ASHK Sarandë Saimir Braho, Erliton Ymeri dhe Vasil Lango ndërsa në kërkim është ish-Drejtoresha Kozeta Statha.

Ata akuzohen për dhënien e certifikatave të jashtëligjshme për prona në bregdet.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re