Një përplasje e ashpër ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, pranë stadiumit “Air Albania” ku qindra tifozë holandezë janë përplasur ashpër me policinë, duke i qëlluar me shkopinj dhe me gurë.

Ndërsa forcat e policisë kanë nisur shpërndarjen e tyre me forcë, duke i kthyer mbrapsht pasi ishin nisur drejt pjesës së përparme të stadiumit “Air Albania” ku ndodheshin tifozët e Romës. Burime bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një prej efektivëve.

Më herët Fax News publikoi videon e një tjetër incidenti në qendër të Tiranës, ku disa tifozë holandezë në gjendje të dehur kanë sulmuar 45 vjeçarin A.G duke e lënë të gjakosur në tokë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re