Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid priti sot homologun e tij nga Turqia, Mevlüt Çavuşoğlu në selinë e Ministrisë së Jashtme izraelite në Kuds.

Pas takimit, i cili pritet të zgjasë më shumë se një orë, do të mbahet një konferencë e përbashkët për media nga dy kryediplomatët.

Sot më herët, Çavuşoğlu vizitoi Muzeun e Holokaustit “Yad Vashem” në Kudsin Perëndimor dhe vendosi një kurorë me lule në sallën e muzeut, sipas korrespondentit të AA.

Të martën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite Lior Khayat tha për AA se vizita e Çavuşoğlut ishte “shumë e rëndësishme si pjesë e procesit të ngrohjes së lidhjeve të ndërsjella midis dy vendeve”..

Në mars, presidenti izraelit Isaac Herzog vizitoi Ankaranë dhe u takua me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Kjo është vizita e parë e një ministri të Jashtëm turk në Izrael në gati 15 vjet.

Të martën, Çavuşoğlu vizitoi Palestinën ku u takua me presidentin Mahmud Abbas dhe ministrin e Jashtëm, Riyad al-Maliki në Ramallah të Bregut Perëndimor.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re