Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar  për vjedhje në shuma të mëdha  të parave  kryer në Greqi si dhe një tjeter që mbante lende narkotike u arrestuan  gjatë kontrolleve të shumta të kryera së fundmi nga policia e Delvinës.

Aleks Çoba, 48 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në shuma të mëdha parash deri në 400 mijë euro në shtetin grek u prangos pasi për këtë shtetas u ekzekutua  një vendim I Gjykatës së Sarandës e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje” .

 

Gjithashtu po gjatë kontrolleve nga Policia e Sarandës u kap dhe u arrestua në flagrancë  shtetasi:

 

Dritan Hyseni, 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të  mjetit me të cilin  qarkullonte pa leje drejtimi përkatëse u konstatua një sasi lënde narkotike në total 37.1 gramë e dyshuar si “Kokainë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re