Njëmbëdhjetë foshnja të porsalindura kanë humbur jetën nga zjarri në një spital në qytetin perëndimor të Senegalit,Tivaouane, theksoi të mërkurën vonë presidenti i këtij vendi.

“Sapo mësova me dhimbje dhe ankth për vdekjen e 11 foshnjave të porsalindura në zjarrin që ndodhi në spitalin Mame Abdou Aziz Sy Dabakh në Tivaouane. Nënave dhe familjeve të tyre, u shpreh ngushëllimet më të thella”, theksoi Macky Sall në Twitter.

Zjarri u shkaktua nga një qark i shkurtër, sipas Diop Sy, kryebashkiaku i Tivaouane, raportuan mediat lokale.

Zjarri vjen pas atij që shkaktoi vdekjen e katër foshnjave në një maternitet në Linguere, në veri të vendit në prill të vitit 2021.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re