Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka folur për herë të parë pas kërkesë së Shqipërisë për të blerë raketat anti-tank të cilat sipas tij është një kërkesë pwr tw përforcuar Forcat e Armatosura dhe nuk ka lidhje me agresionin rus nw Ukrainw.

Pyetja: Pse lindi nevoja që Shqipëria të kërkojë për të blerë raketa anti-tank, a lidhet me luftën dhe a ka rrezik vendi ynë?

“Ka qenë e kërkuar më parë, s’ka lidhje me agresionin. Agresioni na ka vënë para një fakti, shtimi i Forcave të Armatosura, në mos ky projekt të tjerat po kanë lidhje me agresionin. Kemi bërë të njohur bazën e Kuçovës, me një impakt për sigurinë e vendit tonë. Shqipëria është e sigurt, është aleate në NATO, parimi dhe ajo që quhet artikulli i 5-të, mbron cdo pëllëmbe të vendit, NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë. NATO për të parandaluar dhe shkurajuar cdo gjë që vjen nga lindja ka forcuar forcat, ai krah e tejkalon forcën e rivalëve tonë në linje”, tha Peleshi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re