Riatdhesohen disa shqiptarë nga kampi në Siri. Sipas Faxnews janë riatdhesuar 4 gra dhe 9 fëmijë.

Nga kampi eshte nxjerrë edhe gruaja e dytë e Genci Ballës dhe dy femijet e tij.

Lajmin e ka bërë me dije në një postim në Twitter, Abdulkarim Omar, një zyrtar i lartë sirian.

“Më 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar ai.

Mësohet se operacioni për riatdhesimin e tyre ka nisur prej ditësh.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re