Kanë mundur të dalin nga një prej kampeve në Siri të tjerë shtetas nga Shqipëria. Fjala është për 4 gra dhe 9 fëmijë, pra gjithsej 13 jetë.

Lajmin e ka bërë me dije në Twitter, një zyrtar i lartë sirian Dr. Abdulkarim Omar.

“Më 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar ai.

Nga të riatdhesuarit është edhe gruaja e dytë e Genci Ballës, Almira Kastrati dhe dy djemtë.

Me këtë riatdhesim shkon në 38 numri i shqiptarëve të riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, Roj e Al Hol.

Në fund të korrikut të kaluar ishte riatdhesimi i fundit, kur erdhi 5 gra shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq Al Hol në Siri.

Janë rikthyer Brunilda Koçollari nga Tirana me pesë fëmijët e saj, Emanuela Vladi nga Dibra, nënë e katër fëmijëve, Ruzhdije Balliu nga Librazhdi, Lavdie Kaca nga Tirana dhe dy fëmijët e saj, si dhe Klotilda Zani nga Tirana me tre fëmijë.

Kujtojmë se disa shqiptarë u gjendën në Siri pas nisjes së luftës atje. Disa morrën dhe familjet me vete. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re