Kanë dalë detajet e para nga ngjarja tragjike në Liqenin e Prushit.

Nga burime mësohet se në liqen ishin futur për tu larë një grup prej 6 fëmijësh.

Katër nga fëmijët kanë dalë nga uji ndërsa dy prej tyre, jo.

Trupat e dy të miturve nuk janë nxjerrë ende, ndërsa në vendit e ngjarjes kanë mbërritur polumbarët e Reneas dhe efektivët e Policisë.

 

Identiteti i dy fëmijëve të mitur nuk është zbuluar ende, ndërsa në njoftimin paraprak të policisë thihet se janë 11 dhe 13 vjeç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re