Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike voton sot për të zgjedhur anëtarët e rinj të Kryesisë së PD.

 

Fillimisht do te behet regjistrimi i anetareve te Keshillit Kombetar, per te vijuar pastaj me procesin e votimit.

 

Risi e këtij procesi zgjedhor është numërimi elektronik i çdo flete votimi i cili ndodh për herë të parë në partitë politike shqiptare. Pas shfaqjes në ekran, çdo votë do të kalojë në kohë reale në tabelën përmbledhëse nga ku do të mësohen emrat fitues të anëtarëve të rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike, beri te ditur zyra e shtypit e PD.

 

Në garë për Kryesinë e PD, janë 47 emra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re