Skip to content

Llogari pas stuhisë: Florence vrau 47 vetë dhe shkaktoi 44 miliardë dollarë dëme

5b9caf7f0ce5f51a008b6262 750 500

Një bilanc pas kalimit të uraganit Florence që goditi pjesën lindore të SHBA, u evidentuan 47 viktima.

Nga Departamenti i Bujqësisë i Karolinës së Veriut u shpall gjithashtu se dëmet e shkaktuara në sektorët e bujqësisë dhe të kafshëve u vlerësuan në 1.1 miliardë dollarë.

Uragani shkaktoi përmbytje në shumë shtëpi në Karolinën e Veriut dhe në Karolinën e Jugut, si dhe në Virxhinia.

Javën e kaluar, kompania e vlerësimit Moody, konkludoi se dëmi ekonomik nga Florence në total është rreth 44 miliardë dollarë amerikanë, ekuivalente me tërmetin në Kaliforni në vitin 1994.

Uragani Katarina ka bërë dëmin më të madh deri tani në vitin 2005, me192.2 miliardë dollarë.