Skip to content

Përplasen dy makina në Pogradec/ Katër persona përfundojnë në spital

ee3ebde1 6278 40db a227 eac87b47d4d7

Një aksident ka ndodhur në orët e para të dites së sotme në Pogradec.

 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit pak kilometra larg fshatit Lin. Sipas policisë rrugore të dy mjetet po leviznin nga Qafa Thana në drejtim të Pogradecit dhe në një kthesë me pamje të kufizuar një mjet tip Mercedes Benz ka goditur në pjesën e pasme makinën tip Golf4.

 

Nga goditja mesohet se kater persona janë është plagosur dhe ndodhen në spitalin e Pogradecit ku dhe po marrin ndihmen mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tij njërit prej tyre paraqitet e rëndë.

 

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.Mesohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuar e Benzit si dhe lagështira në rrugë pasi një pjesë e juglindjes është përfshirë nga rreshje shiu.