Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit po bën tur në të gjithë Shqipërinë për të sensibilizuar të gjithë shqiptarët në mënyrë që mos të lejohen ndërtime në zonat e mbrojtura të vendit tonë.
Pjesë e kësaj aleance është ambientalisti Sazan Guri, gazetari Aulon Kalaja e figura të tjera të cilët po denoncojnë çështjen e Butrintit pasi sipas tyre po abuzohet me identitetin dhe zonat e mbrojtura.
Kalaja tha për mediat se nga informacionet e siguruara në Butrint është planifikuar të ndërtohet një resort që përmban kazino dhe rreth 643 vila.
Në tryezën për mbrojtjen e Butrintit, ai theksoi ndër të tjera se UNESCO është vënë në dijeni nga AMB për këtë gjë, duke shtuar se deputetët kanë votuar një ligj pa e lexuar dhe se situata është alarmante.
Kalaja: Butrinti duhet të mbrohet jo të ndërtohet në të, kemi vënë në dijeni UNESCO-n për këtë gjë. Deputetët kanë votuar një ligj të cilin nuk e kanë lexuar, po e kafshojnë Butrintin dhe do ndërtohen banesa e restorante, resort për kazino.
Është i njëjti ligj që grabiti dhe teatrin Kombëtar, me këtë gjendje radhën e ka Apollonia dhe do krijohet zinxhiri me dhënie koncesion të identitetit shqiptar.Akademica e Shkencave nuk është pyetur, dikush tjetër më ka thënë që kjo është ccështje luksoze, ndërkohë une mendoj se kjo ka të bëjë me ndjenjën kombëtare, shumë më e rëndësishme se barku plot.
Po të ndodhte në Greqi dihet shumë mirë se do shpërthenin protesta atje.
Do bjerë Antigonea, Dyrrahu, Shkodra nëse i lejojmë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb