Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar u prit nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Emiri i Abu Dhabit, Sheikh Mohammed Bin Zayed al Nahyan.

Akar pas takimit me ministrin e Shtetit të EBA-së për Çështjet e Mbrojtjes, Mohammed Bin Ahmad al Bowardi në kryeqytetin Abu Dhabi, ku ai erdhi si pjesë e vizitës zyrtare u takua edhe me presidentin dhe Emirin e Abu Dhabit, Sheikh Mohammed Bin Zayed al Nahyan.

Gjatë takimit ku u diskutuan çështjet dypalëshe dhe rajonale të mbrojtjes dhe sigurisë, ministri Akar përcolli përshëndetjet e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e Sheikh Khalifa bin Zayed al Nahyan dhe përgëzoi Sheikh Mohammed Bin Zayed al Nahyan për zgjedhjen e tij si president.

Gjatë takimit, morën pjesë zëvendëskryeministri, Sheikh Mansour bin Zayed al Nahyan, këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Sheikh Tahnoun Bin Zayed al Nahyan, ministri i Shtetit për Çështjet e Mbrojtjes, Mohammed Bin Ahmad Al Bowardi, ministri i Shtetit, Sheikh Shakhboot bin Nahyan bin Mubarak al Nahyan dhe shefi i Shtabit gjeneral lejtnant, Hamad Mohammed Thani al Rumaithi.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re