Duke filluar nga 1 qershori, Italia ka vendosur heqjen e të gjitha masave kufizuese të pandemisë. Media e shtetit fqinj ka raportuar se nuk do të jetë më e nevojshme që të paraqitet vaksina (Green Pass) për të fluturuar drejt Italisë.

Kështuqë për të hyrë e për të dalë nga Italia, nuk do të kërkohet më pasja e një çertifikate të vlefshme vaksinimi, e cila shpesh herë ka sjellë problematika me shtetasit e Shqipërisë, veçanërisht me ata qytetarë që kishin kryer vaksinat jo të njohura nga BE (vaksina kineze, ruse). Ministria e Shëndetësisë, siç njoftoi media italiane, nuk do të shtyjë më kërkesën për pasjen e një çertifikimi

Media italiane më tutje shton se heqja e të gjitha masave shpresohet të sjellë rikthimin e ritmeve të turizmit në vend, të goditura fuqishëm gjatë pandemisë

Italia pritet të largojë po ashtu dhe detyrimin për mbajtjen e masave në vende të mbyllura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re