
Prokuroria e Posaçme, Anti-Korrupsion (SPAK) ka dhënë pretencën për disa prej të pandehurve të arrestuar në kuadër të operacionit “Shpirti”.
Pretenca e dhënë nga SPAK për të pandehurit:
Ilirjan Duçellari 20 vite
Mariglen Duçellari 18 vite
Aurel Kalari 15 vite
KLEO Piro Bregu 15 vite
Organ Ducellari 15 vite
Julian Bejdollari 15 vite
Rexhino Mucaj 15 vite
Alban Koshi 15 vite.
Operacioni “Shpirti” çoi në arrestimin e 38 personave, prokurorë, zyrtarë policie, mes të cilëve edhe dy shoqëruesit e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili tashmë është dënuar me 3 vite dhe 4 muaj burg. Nga hetimet e SPAK, në bashkëpunim me autoritetet e antimafias italiane, rezulton se grupet kriminale kanë trafikuar të paktën 6 tonë drogë përgjatë viteve 2014-2017 nga Shqipëria drejt Italisë.
Hekuran Marku dhe Agustin Deda, ish truporoja të Tahirit sipas prokurorisë speciale kanë patur rol aktiv në trafikun e drogës. Pjesë e këtij rrjeti, është edhe ish zëvendës drejtori I policisë së Vlorës, Ilirjan Balla, aktualisht në policinë e shtetit, si dhe Festim lelaj, i dënuar me herët për trafik droge, si dhe Artur Krasniqi, në policinë e Durrësit. Me kërkesë të SPAK, gjykata ka dërguar nën masën e arrestit në shtëpi, Maksim Sotën, prokuror në Vlorë, ish kandidat për në prokurorinë e posacme, i cili dyshohet për shpërdorinm detyre.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb



