Ministri i Mbrojtjes i Türkiyes, Hulusi Akar, është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Rumanisë, Vasile Dincu.

Akar dhe delegacioni që përfshinte edhe shefin e shtabit të ushtrisë turke, gjeneral Yaşar Güler, mbërritën në Bukuresht në kuadër të vizitës zyrtare në Rumani.

Akar vizitoi edhe Ministrinë rumune të Mbrojtjes, ku u organizua një pritje.

Takimi i dy ministrave u pasua nga takimi i delegacioneve.

Në takim morën pjesë edhe Güler dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë rumune, gjenerali Daniel Petresku, të cilët më parë zhvilluan një takim dypalësh.

Akar diskutoi çështjet dypalëshe dhe rajonale, bashkëpunimin në fushën e stërvitjes ushtarake dhe industrinë e mbrojtjes me palën rumune.

Ministri turk iu referua parimit të pronësisë rajonale në kuadër të sigurisë së Detit të Zi, respektimit të rregulloreve të Konventës së Montreux-it dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me vendet që ndajnë të njëjtin bregdet dhe parandalimin e tensioneve ushtarake.

Akar gjithashtu vuri në dukje nevojën për arritjen e armëpushimit të menjëhershëm midis Rusisë dhe Ukrainës, uljen e tensioneve dhe vazhdimin e ndihmës humanitare dhe përpjekjeve diplomatike. Ai kujtoi gjithashtu përpjekjet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, në këtë drejtim.

Ai u nënshkrua edhe në Librin e Mbresave në ministri, pas së cilës dha një deklaratë.

Akar shprehu kënaqësinë për vizitën në Rumani dhe Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe kujtoi marrëdhëniet e forta politike, ekonomike dhe kulturore që kanë dy vendet.

“Në një kohë kur pasiguritë, rreziqet dhe kërcënimet po rriten në nivel rajonal dhe global, bashkëpunimi në fushën e stërvitjes ushtarake me aleaten vëllazërore dhe miqësore Rumaninë është bërë edhe më i rëndësishëm. Besoj se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ynë do të jetë dukshëm i përmirësuar në të gjitha fushat, duke përfshirë mbrojtjen dhe sigurinë”, tha Akar.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re