Skip to content

Treni del nga shinat në Gjermani, të paktën 3 persona kanë humbur jetën

Një tren ka dalë nga shinat sot në Alpe të Gjermanisë jugore, duke lënë të vdekur tre persona dhe një numër të plagosurish, njoftuan autoritetet.

Treni i nisur për në Mynih doli nga shinat në Burgrain, pranë qytetit turistik Garmisch-Partenkirchen, sipas policisë federale.

Qeveria lokale në Garmisch-Partenkirchen tha se të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë u plagosën rëndë, njoftoi agjencia e lajmeve dpa.

Nuk dihet se sa njerëz ishin në tren në momentin e aksidentit.

Linja midis Garmisch-Partenkirchen dhe Oberau, në veri të vendit të aksidentit, është mbyllur.
Burimi: AA