Keshilli Kombetar i PD zgjodhi dy Nenkryetaret e partise permes votimit te kryer mbremjen e te premtes.

Surprize ne kete votim ishte “djegia” e Belind Kellicit. Fillimisht ai u terhoq nga gara per Sekretarin e Pergjithshem dhe tani nuk ka mundur te fitoje as ne votimin per dy Nenkryetaret.

Kelliçi mori vetem 92 vota, ndersa dy fituesit e gares ishin Luciano Boçi me 123 vota dhe Oerd Bylykbashi me 107 vota.

Ne gare ishte edhe Agron Shehaj por ai mori vetem 73 vota.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re