Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një lidhje “skype” për studion e Fax News foli lidhur me kandidaturën e Bajram Begajt për postin e kreut të presidentit të ri.

Vasili tha se ishte e pakuptueshme përse PS organizoi këtë proces të shpejtë në limitet e kohës edhe pse mund të kishin mbyllur procedurat shumë kohë më parë dhe të mos linin çdo veprim ëpr në fund.

“Ditën e sotme ne si qytetarë jemi të habitur sesi me nxitim të madh sot pak orë para votimit u mblodhegrupi parlamentar i PS-së, sesi dy orë para do mblidhet komisioni i Ligjeve. Pra sesi me një nxitim dhe një krizë kohe të tmerrshme dhe kundër çdo lloj norme parlamentare është kryer ky proces.

Këtë pyetje e bën çdo qytetar. A kishin kohë? Po! I kishin votat? Po! Pyetja lind pse u bë kjo në moment të fundit, çfarë i pengonte që dy ditë përpara të publikonin emrin dhe të bënin publike të gjithë profilin e kandidatit dhe të kishim një CV për të.

A mund të më shpjegojë njeri çfarë e trembi PS-në e Ramës që ta bënte publike më herët kandidatin për president? Në rastin kur i kanë kryer të gjitha procedurat në limitin e kohës, thonë se në rast se Meta krijon ndonjë ngërç ne kemi menduar edhe zgjidhjen. Pse e bëjnë gjithë këtë kur në fakt kishin të gjithë kohën në dispozicion”– u shpreh Vasili.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re