
Prej disa kohësh, banorët në fshatin Mes-Myselim të Bashkisë Shkodër përballen me problematikën e ujit të pijshëm.
Situata bëhet më e vështirë sidomos në stinën e verës, kur temperaturat rriten dhe banorët nuk kanë ujë në banesat e tyre.
Ato thonë se uji u vjen vetëm 1 apo 2 orë në ditë dhe me këtë problematikë përballen shumë familje në këtë zonë…
Banorët: Unë kam harxhuar 1 milion lekë. Nuk ka. Vjen por me pakicë, me orare. Tan herën kështu. Ca me bo. Ai nuk pihet, sa me u la. Nuk ka ujë, 2 ore e vjen shumë pak. Ska as presion. Me dy orë mbushen 5 litra ujë. Tash 5-6 vjet me këtë problem.
E çuditshme është se kjo zonë rrethohet nga uji nga lumi Kir dhe një rezervuar, por për të siguruar ujin e pijshëm duhet të shkojnë në zonat përreth.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb



