Presidenti Thaçi ka kujtuar një demonstratë të para 21 viteve në Prishtinë, ndër më historiket si reagim ndahj ish-regjimit serb në Kosovë. Në pak rreshta, Thaçi ka bërë një rezyme politik të asaj çfarë ndodhi me studentët e Prishtinës atë 1 tetor 1997.

“Sot janë bërë 21 vjet, por ende i kemi të freskëta kujtimet nga demonstrata e 1 Tetorit 1997. Ishin ditë kur studentët dhe të rinjtë tanë nuk e duronin më dhunën dhe nëpërkëmbjen e përditshme të policisë serbe, si dhe shtypjen e çdo të drejte politike dhe kombëtare nga regjimi serb. Demonstrata paqësore e studentëve të Universitetit të Prishtinës, me mbështetje masive, i dha dinamikë të re zhvillimeve politike në Kosovë. Shumë të rinj dhe të reja nga Universiteti i Prishtinës, më pas, iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Falë përpjekjeve të shumë gjeneratave, Kosova arriti objektivat e saj historike: çlirimin, lirinë dhe pavarësinë!”, shkruan Thaçi.

Studentët e Universitetit të Prishtinës u ngritën kundër regjimit serb, ku pas pati dhe ushtrim dhune ndaj tyre. Ky zhvillim i parapriu asaj çfarë do ndodhte pak vite më pas, reagimin e armatosur.    

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re