I vendose eksploziv butikut të rrobave në pronësi të Bashkim Rajku, ose siç e njohin të gjithë si babai i Noizyt.

Një sasi lënde eksplozive i është vendosur gjatë natës dyqanit të reperit Noizy në Durrës. Nga shpërthimi nuk raportohen dëmtime në njerëz, por ka dëme të konsiderueshme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Nga të dhënat e para, raportohet se nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat në të dy katet e ndërtesës.

Këto ditë Noizy së bashku me babain e tij Bashkim Rajku u përfshi në një konflikt me Kleviol Ahmetin, video që u bë virale në rrjet për shkak të dhunës dhe përleshjes mes tyre. Dyshohet që lënda eksplozive të jetë vendosur në shenjë hakmarrje sipas një burimi hetimor. Megjithatë po hetohet edhe në pista të tjera.

Njoftimi i policisë Durrës:

Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Rrahën Cllevion, procedohen penalisht Noizy dhe babai i tij

“Noizy do bëhesh vrasës”/ Klevioli me lot në sy, tregon se ka pësuar mpiksje gjaku në kokë: Do përfundoj në morg, nëse…

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re