Shtatëdhjetë për qind e barnave që shiten në Nigeri janë false, ka pohuar Prof. Andrew Nevin në Konferencën Nacionale të Farmaceutikës në Nigeri.
Nevin ka rikujtuar se përdorimi i barnave false ndikon negativisht në ekonominë e vendit dhe te popullata, duke apeluar te qeveria e Nigerisë të ndërmarrë masa ndaj këtyre barnave.
Ai theksoi se 100 mijë njerëz në vit humbin jetën në tërë Afrikën si rezultat i barnave false, shkruan aa. Qindra persona në Nigeri vdesin si pasojë e sëmundjeve epidemike, siç janë kolera, poliomieliti, malaria, diarreja dhe virusi i lisë së majmunit. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re