
Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin ditën e sotme me reshje të shumta shiu.
Problematik mbetet nënkalimi në Fushë-Mamurras në autostradën Milot-Thumanë. Burime për “Fax News” bëjnë me dije se pas pak çastesh së reshjeve të shiut, zgarat e shkarkimit të ujërave janë bllokuar dhe për pasojë është rritur niveli i ujit, duke penguar kështu lëvizjen e automjeteve të vogla.
Ky është rast i përsëritur, ndërsa një banor vendas ka punuar për largimin e mbetjeve në zgarat për të larguar ujin.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb



