Skip to content

Banesa e fqinjit të tij shpërtheu në flakë pas goditjeve të rrufesë, zbulohet identiteti i 51 vjeçarit që nuk u mbijetoi djegieve në Malësi të Madhe (EMRI)

Një banesë është përfshirë nga flakët në Malësi të Madhe. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dedaj të Shkrelit.

Sipas të dhënave, zjarri ka ardhur si pasojë e një rrufeje dhe është përhapur me shpejtësi në banesë.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi Arben Ivanaj, , i cili si pasojë e plagëve të marra nga zjarri ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin rajonal të Skodrës.

Grupi hetimor i policisë është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë që kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Njoftimi i Plotë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2022, në orën 13:15, në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit P. Ç. 63 vjeç.

Për pasojë është djegur pjesërisht banesa, si dhe ka pësuar djegie në trup, shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, që po qëndronte në këtë banesë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rrufetë shkaktojnë tragjedi, vdes një person në Malësi të Madhe

/faxweb