Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në 144-vjetorin e themelimit, duke e konsideruar atë si një vepër frymëzuese për të gjitha kohërat, në përpjekjet e shqiptarëve për mbrojtjen e identitetit kombëtar.

Dy ditë më parë në Ohër u zhvillua samiti i Ballkanit të Hapur, ku Rama edhe një herë tjetër i kërkoi Kosovës që të bëhet pjesë e nismës që zhvillon të gjithë rajonin. Në krahun tjetër Meta shkruan se vizioni dhe fryma patriotike që evokon kjo ngjarje, kujtojnë rëndësinë e bashkimit rreth vlerave kombëtare.

Presidenti Ilir Meta:
“Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një vepër e gjallë frymëzuese, për të gjitha kohërat, në përpjekjet e mëdha të shqiptarëve për mbrojtjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar, lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit, si dhe për zgjerimin e hapësirave tona të të drejtave, demokracisë, integrimit europian dhe euro-atlantik.

Vizioni, aspiratat legjitime, fryma patriotike dhe ndjenjat më të larta të atdhedashurisë që evokon kjo ngjarje e rëndësishme dhe e paharruar historike na kujtojnë gjithmonë rëndësinë e bashkimit rreth vlerave kombëtare, fuqizimit dhe lartësimit të arritjeve të deritanishme të Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve në rajon, për të mbrojtur të ardhmen tonë europiane nga çdo ide që synon përçarjen mes nesh, prapambetjen dhe shpopullimin e trojeve shqiptare”, shkruan Meta.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re