GJKKO ka njoftuar se ka rrëzuar kërkesën e gjyqatres Enkelejda Hoxha për lirimin nga burgu.

 

Hoxha kërkoi lirimin duke pretenduar se duke llogaritur edhe ditët e paraburgimit ajo e ka kryer dënimin e saj.

 

Kjo kërkesë nuk është pranuar.

 

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 11.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen nr. 113, datë 09.06.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit mbi konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg””, në ngarkim të të pandehurës E.H., ku trupi gjykues i përbërë nga kryesuese Miliana Muça, anëtare Saida Dollani dhe Igerta Hysi, vendosi:1. Rrëzimin e kërkesës së kërkueses, të pandehurës E.H., me objekt “konstatimi i shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” caktuar me vendimin nr. 14, datë 10.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re