Gjykata e Apelit në Prishtinë ka konfirmuar pafajësinë e imamit të njohur Dr.Shefqet Krasniqi, akuzuar pak vite më parë për nxitje e urrejtjes, shtytje për terrorizëm dhe shmangie nga tatimi. Apeli thjesht ka pasuar me këtë vendim, atë të dhënë pak muaj më parë nga Gjykata Themelore të Prishtinës, e cili e nxorri krejtësisht të pastër ish-imami i Xhamisë së Madhe në kryeqytetin kosovar.

Kallxo.net që ka publikuar vendimin e Apelit, ofron disa pjesë ku veçohet ajo që flet për promovimin e tolerancës fetare nga ana e klerikut të njohur.

“Së pari qëndrimi i tij i qartë në raport me besimet tjera fetare duke promovuar tolerancën ndërmjet tyre dhe kundërshtimin sa i përket shkuarjes në Siri dhe së dyti, mbajtja konstante e këtyre qëndrimeve përgjatë viteve, çka tregon  se përmbajtja e ligjëratave ‘Revolucioni Sirian’ dhe ‘Ndihmoni Sirinë’ nuk përmbajnë asnjë element shtytës apo nxitës”, thuhet në  aktgjykim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko