Skip to content

Zbulimi francez: ja kush e sulmoi opozitën iraniane në Paris (aty ku ishte dhe Majko)

Zbulimit francez arriti në përfundimin se Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë e kontrolluar nga Ayatollah Ali Khamenei i Iranit, urdhëroi një sulm ndaj opozitës iraniane në mërgim pranë Parisit, ngjarje e ndodhur në qershor, ku e pranishme ishte dhe një përfaqsi nga Shqipëria me në krye ministrin Majko.

“Shërbimet tona kryer një hetim të gjatë, të plotë dhe të detajuar, i cili na mundësoi për të ardhur në përfundimin e  pagabueshëm se përgjegjësia bie mbi Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit”, tha një burim diplomatic francez.

Ai shtoi se sulmi ishte urdhëruar nga zëvendësministri dhe shefi i inteligjencës, Said Hashemi Moghadam.

Për pasojë, Franca ngriu këtë të martë pasuritë e shërbimeve të inteligjencës iraniane, si dhe pasuritë e dy shtetasve iranianë, përfshirë Moghadam, në përgjigje të sulmit në tentativë.

Por ndërkohë, Irani i ka mohuar akuzat franceze.