Fax News ka arritur të sigurojë detaje të reja lidhur me atentatin në Shkodër ku mbeti i vdekur 75 vjeçari Lulash Qepuri.

Njoftimi për ngjarjen është bërë nga vetë djali i viktimës i cili ka telefonuar policinë dhe u ka thënë të shkonin në vendngjarje pasi i kanë vrarë babain.

“Ejani shpejt se më kanë vrarë babin”– mësohet të ketë thënë djali i viktimës gjatë telefonatës me policinë.

Mësohet gjithashtu se viktima ka qëlluar 16 herë me kallashnikov ndaj autorëve të maskuar të cilët kanë qenë brenda makinës në kohën kur kanë qëlluar me “shotgun” drejt lokalit të 75 vjeçarit duke e plagosur rëndë, me plagë që i shkaktuan vdekjen në spital.

Siç u raportua edhe më herët, i moshuari ka pasur edhe precedentë të mëparshëm penalë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re