Gazetari Beqir Sina i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte i ftuar në emisionin “të Vaksinuarit” që modelohet nga Aulon Kalaja për të folur për rritjen e çmimeve dhe jetesën e shtrenjtë në Shqipëri.

Sina gjatë fjalës së tij theksoi se çmimet e ushqimeve bazë në Shqipëri janë njësoj me Amerikën ku rroga është gati 10-fish më e lartë se në vendin tonë. Gjithashtu Sina tha se edhe çmimi i naftës në Amerikë është 3 herë më i lirë sesa në Shqipëri.

“Jo vetëm për këtë kohë por e kam ndjekur vazhdimisht problematikën e Shqipërisë dhe krizën që e ka përfshirë vendin tonë. Jam i habitur si jetojnë shqiptarët me këto çmime duke e krahasuar me ekonominë që ka bota. Duke parë që vij nga Amerika, unë e konsideroj këtë popull se po përballet çmime të barabarta me çmimet që ka SHBA. Konsumi i përditshëm dhe shporta ushqimore janë të barabarta me vendin nga vijë unë. Kurse rrogat janë qesharake. Aq sa merr gjatë një muaji një shqiptar, në Amerikë i merr për një dit. Makina nuk është luks por është mjet i domosdoshëm. Çmimi i naftës këtu në Shqipëri është 2.4 dollar/litri, ndërsa në Amerikë me 3 dollar merr 4 litra naftë”, u shpreh Sina.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re