Fax News mëson detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në periferi të Tiranës, ku u gjetën të pajteë dy të rinj, brenda një mjeti që u gjet i fundosur në liqenin e Çekrezës.

Sipas informacioneve paraprake djali është me origjinë nga fshati Kasallë, që ndodhet pranë vendit të ngjarjes, ndërkohë që vajza është nga Lezha.

Dyshohet se automjeti tip Ford Focus ka qenë me shpejtësi kur ka dalë nga rruga, është përplasur me pemët dhe ka përfunduar në liqen, ku dhe kanë humbur jetën, Erjon Muça, 22 vjeç, dhe Dorina Gjokgjinaj, 20 vjeçe.

Trupat e të rinjve u nxorën pas ndërhyrjes së polumbarëve të RENEA-s, ndërkohë që mjeti i fundosur u pikas në orët e para të mëngjesit të sotëm nga roja i rezërvuarit, i cili njoftoi edhe policinë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re