Një 24 vjecar është plagosur nga policia në Tiranë pasi nuk iu përgjigj thirrjes për të ndaluar. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e së hënës.
Sidion Tabaku ishte duke lëvizur me motor në afërsi të zonës tek “Shkolla e Bashkuar” kur iu bë thirrja të ndalonte nga policia.
Por i riu nuk iu përgjigj kësaj thirrje cka bëri që forcat e rendit të qëllojnë drejt tij duke e plagosur ne kembe.
Sidion Tabaku ndodhet në Spitalin e Traumes ku po merr ndihmen mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në fjalët e tij të para lidhur me këtë ngjarje ai tha se nuk e kishte kuptuar që policia i kishte bërë atij me shenjë që të ndalonte pasi mendonte se forcat e rendit iu drejtuan dikujt tjeter. Tabaku akuzoi uniformat blu per dhune edhe pas momentit te plagosjes.
Ndërkohe Sherbimi për Çeshtjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka nisur një hetim në lidhje me kete ngjarje.
