Nga 29. 731 maturantë, vetëm 4 prej tyre mundën të marrin notën maksimale në provimin e gjuhë- letërsisë.

Portali studentor ka përpiluar këtë tabelë, ku tregohet se nota që kanë marrë studentët më së shumi ka qenë 7-ta.

 “Ky ishte provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, të cilin e kryen në total 29731 maturantë. 383 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 4 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 98.71% ndërsa nota mesatare është 7.45”, thuhet në njoftimin e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re