Skip to content

Detajet/ Tragjedia në festën e minimaturës; klasa e 15-vjeçarit kishte shkuar në ekskursion

e4e352a5 88d4 4ab9 a818 9373a8e8b1b7

Ka përfunduar në tragjedi festa e mbylljes së minimaturës së Kalasë së Dodës. Pas përfundimit të klasës së 9-të, minimatura e Kalasë së Dodës kishte organizuar një eksursion festiv pranë lumit Drin i Zi në Maqellarë.

Festa ka përfunduar në tragjedi kur 15 vjeçari Ali Lika është rrëmbyer nga ujërat e lumit, për tu gjetur rreth 5 kilometra më poshtë nga pushues që ndodheshin në fshatin Gradec.

Burime bëjnë me dije se minimatura po festonte përfundimin e arsimit 9 vjeçar, teksa kanë shfrytëzuar të qenit pranë lumit për tu freskuar në orët e drekës.

Nuk dihet nëse nxënësit kanë qenë të shoqëruar nga mësues, pasi nga ZVA Dibër nuk ka ende një reagim.