Ish-kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit të kupolës drejtuese të policisë në Elbasan për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

 

Sipas Bashës, çdo shqiptar e ka të qartë edhe më shumë se si Rama e ka përdorur policinë për të mbrojtur blerjen e votave.   Basha ka publikuar një video, në të cilën tregon sesi drejtuesit e policisë në momentin që ndodhi ngjarja dhanë dëshmi të rreme.

 

 

“Çdo shqiptar e ka të qartë edhe më shumë sot se si Rama e ka përdorur policinë për të mbrojtur blerjen e votave. Vendimi i djeshëm tregon se si policia e shtetit u vu në shërbim të bandave me urdhër të Edi Ramës në masakrën zgjedhore të 25 prillit.Para drejtësisë duhet të vihen urgjentisht edhe ish-drejtori i policisë dhe prokurori i Elbasanit që gënjyen publikisht për të fshehur të vërtetën.Asnjë ushtar politik i sotëm apo i djeshëm i Suel Çelës nuk mund të manipulojë të vërtetën e kësaj ngjarje, ku policia dhe krimi u bënë bashkë për të blerë vota dhe që fatkeqësisht çoi në viktima”, shkruan Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko