Skip to content

Rrëshqitje etike e deputetit Braçe: sulmon ministrin Ahmetaj me fjalët “po tall Lulin”

Deputeti Erion Braçe, nën cilësinë e kreut të Komisionit të Ekonomisë, ka bërë opozitarin ndaj ministrit Ahmetaj, duke shfaqur irritimin e tij te kreu i Kuvendit Ruçi, për mos paraqitje në interpelancë të kolegut të socialist.

Braçe tha se prej dy javësh ka kërkuar një interpelancë për ministrin e Financave, por që ai nuk po reagon.

Eshtë Neni 8 i Rregullores së Kuvendit e jo pika 8 e dëshirave të mia”, tha Braçe në mënyrë ironike. Por në një moment, ai, duke dashur ta godasë sa më tepër ministrin e qeverisë së tij, përdori një shprehje fyese për kreun e opozitës.

“Kjo është tallje Luli”, tha Braçe.

Interepelanca që Braçe kërkon me ngulm me ministrin Ahmetaj, është për ligjshmërinë fiskale dhe barazinë fiskale të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Siç dihet, deputeti i njohur socialist, edhe si ndjekës i futbollit shqiptar, prej kohësh është në sulm publik ndaj kreut të FSHF-së, Armando Duka.