Ish-zv.ministrja e Jashtme Edit Harxhi është shprehur kategorikisht kundër që Telekom Albania, kompania e telefonisë celulare që para se të marrin gjermanët quhej AMC, të kalojë në duart e serbëve. Kjo, pasi lajmit se Telekom Serbia është në tratativa për ta blerë këtë kompani, e për këtë janë gati të vijnë në Tiranë për një takim ne Ministrinë e Infrastukturës.

Por për diplomaten Harxhi është rasti që kjo lëvizje në treg të mos shihet si biznes.

“Nuk mendoj se është një marrëdhënie biznesi. Të dhënat telefonike, të dhënat personale të shqiptarëve do të kalojnë në duart e serbëve. Kjo është çështje e sigurisë shqiptare dhe për këtë nuk duhet ta lëshojmë. I kërkoj Metës të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Nuk mund të kalojnë të dhënat e shqiptarëve në këtë mënyrë. I gjithë telekomunikacioni, të jenë në duart e fqinjëve tanë. Ky shtet nuk është as anëtar i NATO”, tha znj.Harxhi, gjatë një interviste në Top Talk, në TCH.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re