Skip to content

I morën vajzën! Historia prekëse e të moshuarës, momenti kur përqafon vajzën pas 50 vitesh

Media britanike publikoi gjerësisht historinë prekëse të një gruaje në moshë, e cila prej dekadash kërkonte të rigjente të bijën.

Historia e Hazel Chick (Hejzëll Çik) nisi 50 vite më parë, kur i shoqi mori vajzën 18 muajshe Sanae (Sana) dhe së bashku me të u nis drejt Marokut. Ai i kishte thënë të shoqes, Hejzëllit, se do të shkonte të takonte disa familjarë dhe të motrën. Por kur u kthye pas 4 javësh, ai erdhi pa Sanën, të cilën ia kishte dhënë të motrës pasi kjo e fundit nuk kishte fëmijë.

Sana vetë e mësoi të vërtetën 30 vite më vonë, ndërsa familja atje e kishte martuar dhe ajo tashmë ishte bërë me fëmijë.

Ndërkohë Hejzëll, nëna e vërtetë e Sanës, nuk pati kurrë mundësinë që të kontaktonte të bijën. Historia u përcoll nga emisioni “Long Lost Family”, që bisedoi me Sanën dhe bëri të mundur ribashkimin e saj me nënën, tashmë në moshë të thyer.

E kështu, pas 50 vitesh, Sana u bashkua me të ëmën. Nëna i deklaronte organizuesve të emisionit se do të donte ta përqafonte edhe njëherë të bijën, që në mendje e zemër e kishte mbajtur çdo ditë… për 5 dekada.

Këto ishin pamjet e ribashkimit, të cilat mund t’i shikoni duke klikuar KETU