Skip to content

Izraeli më 1 nëntor shkon në zgjedhje të parakohshme

Parlamenti i Izraelit ka miratuar 1 nëntorin e këtij viti për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Në një njoftim nga parlamenti izraelit thuhet se zgjedhjet e 25-të në Knesset do të zhvillohen më 1 nëntor të vitit 2022.

Data e njoftuar nga parlamenti për zgjedhjet e parakohshme më parë ishte ofruar nga qeveria. Opozita, nga ana tjetër, kishte kërkuar që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 25 tetor.

Partnerët e qeverisë së koalicionit në Izrael, kryeministri Naftali Bennet dhe ministri i Punëve të Jashtme, Yair Lapid, në mbrëmjen e 20 qershorit njoftuan shpërbërjen e parlamentit, duke theksuar se kanë vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Përfshirë zgjedhjet e 1 nëntorit, për rreth 3 vjet e gjysmë Izraeli shkon në zgjedhje të përgjithshme për herë të pestë.

Sipas marrëveshjes së partnerëve të koalicionit, deri në zgjedhjet e parakohshme me qeverinë si kryeministër do të udhëheq Lapid.
Burimi: AA