Skip to content

COVID 19/ Një humbje jete dhe 553 raste të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit ka humbur jetën një person nga koronavirusi.

 

Sipas MSH, në këto 24 orë janë regjistruar 553 raste pozitive me virusin e rëndë, ndërsa janë shëruar 192 të infektuar.

 

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-Covid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

 

Njoftimi i MSH:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1433 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 553 qytetarë, në këto bashki: 311 në Tiranë, 33 në Fier, 28 në Durrës, 15 në Sarandë, 14 në Vlorë, 13 në Lushnje, nga 11 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë, 10 në Divjakë, 9 në Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Kamëz, Kurbin, 6 në Vorë, 5 në Patos, nga 4 qytetarë në Himarë, Korçë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Roskovec, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Tropojë, Dibër, Bulqizë, Klos, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Mat.Janë 2,888 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 72 vjeç, i pavaksinuar.Janë shëruar 192 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,463 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Qershor 2022)Raste të reja ditore 553Të shëruar në 24 orë 192Të shtruar në spitale 19Humbje jete në 24 orë 1Testime ditore 1433

Testime totale 1,849,065Raste pozitive 280,851Raste të shëruara 274,463Raste Aktive 2,888Humbje jete 3,500

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,050Fier 218Vlorë 149Durrës 127Lezhë 82Gjirokastër 76Shkodër 62Elbasan 48Korçë 32Berat 26Dibër 13Kukës 5