Skip to content

Ukrainë, të paktën 18 të vdekur në sulmin raketor rus në Odesa

thumbs b c 0bf005432aee8dc6f08266ecbf8318dd

Të paktën 18 persona, përfshirë dy fëmijë, humbën jetën në sulmet raketore ruse në ndërtesat e banimit në qytetin port ukrainas të Odesës, njoftuan autoritetet.

Në videon e sulmit sot herët në mëngjes shihen ndërtesa të shkatërruara në Odessa.

Nënkryetari i zyrës së presidentit ukrainas, Kiril Tymoshenko tha se 18 persona kanë humbur jetën, përfshirë dy fëmijë.

Zëdhënësi i administratës rajonale të Odesës, Serhiy Bratchuk tha se 30 persona të tjerë janë plagosur.

Mediat ukrainase raportuan se objektivi i sulmit me raketa ishte një ndërtesë banimi shumëkatëshe dhe një zonë rekreative.

Sulmi vjen pasi forcat ruse u tërhoqën nga Ishulli i Gjarprit në Detin e Zi të enjten.
Burimi: AA