Skip to content

Plagosja me armë zjarri në Mirditë, arrestohet autori i dyshuar dhe bashkëpunëtori

Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të Martin Prengës, mbrëmjen e kaluar, në Fan të Mirditës.

 

Në pranga ka rënë një 25-vjeçar me inicialet F. Gj., ndërkohë që bashkë me të është ndaluar dhe një person tjetër, bashkëpunëtor në krim.

 

Plagosja ndodhi mbrëmjen e të premtes pas një konflikti të çastit, mes 51-vjeçarit Prenga dhe dy personave të tjerë.