Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje.

 

Policia bën me dije se  rreth orës 14:40, në fshatin Zhym, shtetasi Th. Ç., 67 vjeç, banues në Krutje, duke drejtuar motomjetin tip “Lifan”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

 

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re