Avionët luftarakë F/A-18 të Forcave Ajrore Spanjolle përgjuan një avion pasagjerësh EasyjJet që po fluturonte për në Mahon, një qytet i vogël në Ishujt Balearik Spanjoll.

Pamjet e publikuara nga Flight Emergency tregojnë një takim nga afër mes një prej avionëve luftarakë dhe Airbus-it të pasagjerëve.

Siç raporton Daily Mail, përgjimi ka ndodhur pasi një 18-vjeçar britanik dyshohet se kërcënoi me bombë në aeroplan.

Pas një ndjekjeje, i riu u arrestua dhe oficerët specialistë dhe qentë snifer hipën në aeroplan për një kontroll sigurie.

Alarmi ra në fluturimin EZY8303 kur avioni po i afrohej uljes, pak para orës 17:00 të ditës së djeshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re